“Si është marrëdhënia me Gjestin”, Egli Tako zbulon detaje nga jeta personale: Kemi folur e jemi takuar, por…

Një javë nga përfundimi i spektaklit të “Big Brother VIP Albania” dhe tashmë banorët duket se ka lënë pas inatet e vjetra për tu bmedhur sërish bashkë në studion e Top Channel për të risjellë dhe njëherë në kujtime muajt e bashkëjetesës.

Në Post Big Brother, ish-banorët kanë ndarë disa detaje nga përfundimi i spektaktlit dhe sesi i kanë kaluar ditët e para pa izolim e kamera.

Një ndër to është dhe Egli Tako, e cila në lidhje me Gjestin është shprehur se gjërat janë në rregull, por më shumë i ka kushtuar familjes së saj.

Pjesë nga emisioni:

Lareti flet për deklaratën për Gjestin dhe ditët ë e para jashtë shtëpisë: E kam thënë që për mua nuk është modeli është i preferuar, por publiku votoi, populli është sovran.

Ditët kanë qenë të bukura shumë.

Valbona: Edhe unë jam këtu sonte dhe kam përballë besëprerin e Big Brother, do doja të mos e kisha, por ja ku e kam.

Rozana: Nuk më ka zënë derën Livia. Është te shtëpia ime, unë tek shtëpia e partnerit. Kanë qenë ditë të mira, mendoj se kam parë mjaftueshëm live për ti dëgjuar gjërat cepa.

Egli: Jam mirë pak e ngarkuar, pas një izolimi. Jam përpjekur të merrem me familjen, pjesa me Gjestin duket shumë mirë deri tani, kemi komunikuar, jemi takuar, gjerat deri tani duken mirë.


Shtuar 26.04.2025 21:39