Gjithçka është gati për varrimin solemn të Papa Françeskut, i cili do të përcillet për në banesën e fundit në orën 10:00 në Romë.
Sheshi i Shën Pjetrit, por edhe Via della Conciliazione dhe rrugët përreth po mbushen me krerë shtetesh, besimtarë dhe qytetarë të thjeshtë, që duan të marrin pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën Papës.
Rreth 4.000 gra dhe burra nga forcat e policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë, përfshirë 4.000 vullnetarëve nga Mbrojtja Civile.
Portat hapen në orën 05:30 në zonën e varrimit priten të paktën 200 mijë besimtarë, të cilëve do t’i shtohen personat që do të pozicionohen përgjatë rrugës së kortezhit funeral dhe përballë Santa Maria Maggiore, ku do të bëhet varrimi.
Të paktën 160 delegacione të krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota.
Procesioni i varrimit të Papës, i përbërë nga disa makina me disa kardinalë dhe disa të afërm, do të vazhdojë në këmbë për t’i lejuar të gjithë të thonë lamtumirën e fundit.
Më shumë se 250.000 njerëz hynë në Shën Pjetrin për t’i bërë nderimet e fundit Papës gjatë tre ditëve në të cilat trupi i tij u ekspozua në bazilikë, përpara ceremonisë së mbylljes së arkivolit të premten në mbrëmje.