FOTO/ Gjesti dhe Jozi shfaqen bashkë pas skandalit në BBVA?

Incidenti i bujshëm ku Jozi goditi Gjestin gjatë gjysmëfinales së “Big Brother VIP Albania” shkaktoi një valë të madhe reagimesh në rrjete sociale, me shumë ndjekës që dënuan ashpër veprimin e tij.

Megjithatë, ditën e sotme, disa postime të bëra nga Jozi dhe Gjesti kanë trazuar rrjetin, duke ngritur dyshime se ata mund të kenë lënë pas përplasjen e tyre.

Jozi publikoi një video në InstaStory ku shihej duke drejtuar një makinë luksoze “Lamborghini”.
Edhe Gjesti postoi një foto ku shihej në një “Lamborghini”, këtë herë si pasagjer.

Kjo koincidencë ka ndezur spekulimet në rrjet: a janë këto thjesht “thumbime” mes tyre apo sinjale të një pajtimi pas spektaklit?


Shtuar 23.04.2025 20:36

Tags: ,