Fyeu fëmijët e spektrit autik, tërhiqet Rama: Më doli padashje, u desh të gaboja…

Kryeministri Edi Rama është tërhequr, pasi pati një “lumë” reagimesh kundër, në lidhje me deklaratën skandaloze gjatë një takimi të sotëm në kuadër të fushatës, ku fyeu fëmijët e spektrit autik, duke i konsideruar “autik” ata që votojnë opozitën.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama thotë se i ka dalë padashje, duke cënuar fëmijët autik dhe duke lënduar prindërit e tyre.

Kryesocialisti pranon se ka gabuar, teksa nuk e le rastin e pa e shfrytëzuar për fushatë ku premton se do të dyfishojë mbështetjen për fëmijët me aftësi të veantë.

“Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëz ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore.

Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politikë dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh është e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë.

Ju kërkojë ndjesë dhe kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyr që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria.

Që e kam thënë në më shumë se një rast do jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026, ndërsa lehaqenieve që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoje çdo energji timin që t’i japim mësimin e merituar për të gjitha prapësit e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi.”, thotë Rama.


Shtuar 22.04.2025 23:27

Tags: ,