Këtë të hënë, ish-kryeministri i vendit Sali berisha, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, në respektim të masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO-ja ndaj tij, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Por, sapo dalë nga ambientet e Prokurorisë, Berisha u ndal në një komunikim me mediat, ku shprehu qëndrimin e tij lidhur me hetimet e drejtësisë.
Por vëmendja do të vinte nga godina ngjitur, ku nga paraburgimi i burgut 313 në Tiranë, që ndodhet vetëm pak metra nga godina e Prokurorisë së Posaçme të ndaluarit thërrasin njëzëri: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.