Strategu amerikan Chris LaCivita, drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në Shqipëri, ka shpërndarë në rrjetin e tij X një artikull të Fox News, që hedh dritë mbi situatën politike në vend.
Në postim, LaCivita ka shkruar: “Accusations of lawfare in Albania sparks concern over upcoming election as conservatives targeted”: “Akuzat për përdorim politik të drejtësisë në Shqipëri nxisin shqetësim për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa konservatorët janë në shënjestër”.
Postimi i tij vjen ndërkohë që opozita ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë për kontroll politik mbi drejtësinë dhe shtypje të kundërshtarëve.
Artikulli i Fox News, përmend arrestimet dhe akuzat ndaj liderëve të opozitës, përfshirë Sali Berishën dhe Ilir Metën, si dhe lidhjet e ngushta të kryeministrit Edi Rama me fondacione të mbështetura nga George Soros.