Deputetët betohen në Kuvendin e Kosovës – mbahet seanca konstituive

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa me këtë shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kuvendi i Kosovës në rend dite ka formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit

Si parti fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën të propozojë kryeparlamentarin, i cili zgjidhet me 61 vota.


Shtuar 15.04.2025 11:45