Hapja e fushatës së PS, reagon Paloka: Xhaja paska zgjedh 12 si simbolikë, i ka vënë të kërcejnë si majmunë dhe ai zbavitet duke i parë

Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar për hapjen e fushatës së PS-së, ku secili qark doli me një kolonë zanore dhe ekipin duke kërcyer.

Paloka ironizon me simboliken 12, dhe i kujton Ramës së ka harruar 12, 22, 32 ministra, deputetë, kryetarë bashkie e funksionarë të lartë që ka në BURG.

“XHAJA paska zgjedh 12 si simbolike te hapjes se fushates: data 12, ora 12, qarqe 12…
Ka harruar vetem 12,22,32…ministra, deputete, kryetare bashkie e funksionare te larte qe ka ne BURG”, shkroi fillimisht Paloka.

“Hahahaha…I ka vene te kercejne si majmune dhe ai zbavitet duke i pare.
Te kopjuar e ka dhe kete!
Shoku Stalin dikur i vinte antaret e Byrose te kercenin para tij. Pastaj i pushkatonte”, shprehet ai

“Megjithese kandidatet i ka vene te kercejne e zgerdhihen si majmune prape duket se nuk po e zbavisin sic duhet…nuk duket hic ne humor!!!”, vijoi Paloka.

 


Shtuar 12.04.2025 14:22