Historia e Salah në “Anfield Road” vazhdon. “Mbreti egjiptian” i Liverpulit ka rinovuar ditën e sotme kontratën me klubin e tij edhe për dy vite.
Sipas medieve angleze Salah do të paguhet me rreth 400.000 mijë euro në javë.
“Jam shumë i emocionuar sepse kemi një skuadër shumë të mirë. Pranova të rinovoja sepse jam i bindur se mund të fitojmë shumë trofe në të ardhmen”, tha Salah në një prononcim zyrtar për klubin.