Ditën e djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë, ku Presidenti dhe CEO i Siemens Spanjë, Agustin Escobar, ka humbur jetën tragjikisht së bashku me familjen e tij, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin, u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork.
Pak para se helikopteri të ngrihej, Escobar u fotografua me gruan e tij Merce Camrubi Modal dhe tre fëmijët e tyre, 4, 5 dhe 11-vjeç, pa e ditur se këto ishin momentet e fundit të jetës së tyre.
Në një foto të dytë, e gjithë familja pozon duke buzëqeshur brenda helikopterit “Bell 206L-4 LongRanger IV”.
Helikopteri, u rrëzua në lumin Hudson vetëm 17 minuta pas ngritjes dhe nuk dihet ende pse ndodhi kjo.
Videot e momentit të rrëzimit tregojnë se helikopteri bie në mënyrë të pakontrolluar, me sa duket ka humbur helikën e bishtit.
Pronari 71-vjeçar i kompanisë New York Helicopter që ia dha me qira helikopterin familjes Escobar, tha në një deklaratë se; “piloti e njoftoi se donte të ulej dhe se kishte nevojë për karburant. “Kjo duhej t’i kishte marrë tre minuta, por 20 minuta më vonë nuk ndodhi kurrë”, tha Michael Roth për Telegraph.
Edhe piloti humbi jetën, ndërsa autoritetet njoftuan se katër nga pasagjerët vdiqën menjëherë dhe dy u dërguan në spital ku dhanë frymën e fundit.
BREAKING:
Helicopter crashes near the Hudson River in New York City pic.twitter.com/mVhw3XH6Dk
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 10, 2025