Inter mundi Bayern Munich 2-1 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një avantazh të çmuar përpara ndeshjes së kthimit, të planifikuar për 16 prill në San Siro.
Zikaltrit vuajtën për një kohë të gjatë nga intensiteti i bavarezëve, të cilët goditën edhe shtyllën me Kane, por në minutën e 38-të e thyen ngërçin në fund të një lëvizjeje perfekte me një gjuajtje të shkëlqyer me këmbën e djathtë të Lautaros, në një asistim të Thuram me thembër.
Në pjesën e dytë, ata u tërhoqën në gjysmën e tyre dhe u kapën në minutën e 85-të nga një goditje e Thomas Müller , por 3 minuta më vonë Frattesi riktheu epërsinë. Inzaghi dhe djemt e tij tani mund të ëndërrojë vërtet kalimin më tej.