Detaje nga vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, ja cila ishte arsyeja e sherrit me bashkatdhetarin

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar Vladimir Topjana, që u vra mbrëmjen e 6 prillit teksa kishte dalë me djalin e tij 17-vjeç, për te parë ndeshjen Roma-Juventus të Serisë A, pas sherrit që pati në një lokal me një bashkëatdhetar të tij.

Mediat e vendit, raportojnë se Topjana dyshohet se është ekzekutuar nga ana e Roger Shotës, 34-vjeç dhe motivi mendohet se ka lidhje për çështje pronash.

Autori, që jeton me familje në Itali, natën e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga babai i tij, Pren Shota, 66- vjeç, që gjithashtu është vënë në pranga.

43-vjeçari Topjana, ka qenë duke folur me një të afërm në parkimin e makinave, kur pranë tij ka arritur një makinë e bardhë.

Ata kanë debatuar ashpër me viktimën, derisa njëri doli nga makina, nxori armën dhe e qëlloi Vladimir Topjanën.

Autori Roger Shota, tentoi që të arratiset me makinë, por se më vonë u arrestua nga policia. Brenda në makinë u gjet arma e krimit, një Beretta 7.65 e cila ishte vjedhur në gusht 2024 në Ravena. Viktima Topjana jetonte e punonte si shofer në shtetin italian.


Shtuar 8.04.2025 09:56