Bën për spital bashkëjetuesen në mes të rrugës, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, vihet në pranga 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 28.06.2021 21:36