Metereologia Anira Gjoni nga IGJEUM, thotë se gjatë kësaj jave, në territorin e vendit do të ketë rënie të temperaturave, por ajo sqaron se nuk do të ketë reshje dëbore apo shiu në këto ditë të para të javës.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në “Ora News”, Gjoni u shpreh se të premten do të rikthehen reshjet e shiut.
“Nuk presim më të ketë reshje dëbore, pasi janë ezauruar tashmë. Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, e premtja do bëjë kthesën.
Nga dita e martë, në zonat e ulëta temperaturat minimale do jenë 2 gradë celcius, ndërsa në zonat malore -5 gradë celcius.
Do ketë rritje prej dy gradësh, të mërkurën dhe të enjten. E premtja do të ketë përmirësim. Kjo javë pritej, e kishim parashikuar që do të ishte e ftohtë.
Nuk do të ketë reshje dëbore ditën e sotme dhe në vazhdim. Ditën e sotme pritet të ketë reshje lokale të dobëta.
Në bregdet nuk presim të kemi problematika për sa i përket kushteve të motit. Të premten presim reshje shiu, por jo me intensitet të shtuar”, theksoi ajo.