Kush janë banorët që do të përballen për finalistin e dytë i “Big Brother Albania VIP 4”?

Finalistja e parë e edicionit “Big Brother Vip 4” Rozanës, iu dha mundësia nga ‘Vëllai i Madh’, të zgjidhte emrat e dy banorëve që do të përballen me njëri-tjetrin, për t’u bërë finalisti/ja e dytë.

Ajo zgjodhi Eglin dhe Laertin.

“Emri i parë është i Eglit, për dinamikën që ka sjellë në shtëpi, raportin me Gjestin. Sigurisht nuk do mungonte emri i Eglit në këtë përzgjedhje.

Emri i dytë nuk është Gjesti, nuk do e bëj kurrë. Për mendimin tim Gjesti është finalist, që nuk do vendosja kundër Eglit. Emri i dytë është Laerti.

Këta janë emrat që unë kam dëshirë t`i shoh në përballje për finalistin e dytë”, u shpreh Rozana.


Shtuar 6.04.2025 08:12