Berisha ironizon Ramën: Mendon se gënjen shqiptarët, sot e ka ditën e tij sa herë ta dëgjoni kujtoni 1 prillin (VIDEO)

Këtë të martë, lideri demokrat Sali Berisha, zhvilloi një takim në një fasoneri në Durrës, ku dhe prezantoi programin për sipërmarrjen “Made in Albania”.

Teksa iu referua deklaratave të bërë pak më herët nga kryeministri Edi Rama, Berisha nuk ngurroi të bënte ironi me të.

“Po ç’të them për një njeri që zgjohet në mëngjes dhe del e flet me vete gjoija në monolog dhe mendon se gënjen shqiptarët.

Sot e ka ditën e tij ai, sa herë ta dëgjoni kujtoni 1 prillin”, tha Berisha.


Shtuar 1.04.2025 11:54