Vijon zjarri në Tomorr, rrezikon të digjet gjithë mali nëse nuk ndërhyhet

Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme malit të Tomorrit persona të pa indetifikuar i kanë vënë zjarrin kurorës me pisha në mal.

Terreni i vështirë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha duke djegur një sipërfaqe të madhe të malit të Tomornrit .

Nëse nuk ndërhyet sa më shpejt rrezikohet që i gjithë mali i Tomorit të shkrumbohet. Zjarri ka rënë në zonën e fshatit Lybeshë të njësisë administrative Polican./albeu.com


Shtuar 28.06.2021 18:34