Këngëtarja e famshme Lady Gaga do t’i bashkohet kastit të sezonit të dytë të serialit të suksesshëm “Wednesday” si mysafire speciale.
Lajmin emocionues e ndau vetë aktorja Jenna Ortega, e cila portretizon personazhin kryesor, gjatë një interviste në emisionin “The Late Show”.
Me entuziazëm, ajo konfirmoi se ylli i njohur i muzikës do të jetë pjesë e këtij sezoni, duke emocionuar fansat e serialit dhe admiruesit e Lady Gagës.
“Lady Gaga do t’i bashkohet spektaklit tonë. Ajo është kaq e ëmbël dhe kaq modeste. Një person i thjeshtë, e bukur dhe e jashtëzakonshme”, tha Jenna Ortega.
Siç u nënkuptua nga deklarata e saj, këngëtarja e hitit “Poker Face” do të jetë mysafire speciale e këtij sezoni.
Seriali Wednsday ishte ndër projektet më të shikuara në platformën e Netflix me shikuesit që mezi presin sezonin e dytë që pritet të lansohet këtë vit.