Shefja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti i Këshillit Europian, Antonoi Costa. Von Der Leyen, në një postim në rrjetin social X, shkruan se Serbia duhet të vazhdojë zbatimin e reformave si kusht për integrimin në BE.
“Vendi duhet të përmbushë reformat e BE-së, veçanërisht për të ndërmarrë hapa vendimtarë drejt lirisë së medias, luftës kundër korrupsionit dhe reformës zgjedhore”, shkruan ajo.
Together with @eucopresident, we had an important meeting with President @avucic.
The country needs to deliver on EU reforms, in particular to take decisive steps towards media freedom, the fight against corruption and the electoral reform.
Serbia’s future lies in the EU.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 25, 2025
Komisioni Evropian ka identifikuar sot një listë me 47 projekte strategjike për sigurinë e lëndëve të para kritike në Bashkimin Evropian, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm iniciativash të litiumit, të cilat duhet të forcojnë zinxhirin evropian të vlerës së lëndëve të para dhe të diversifikojnë burimet e furnizimit.