Së fundmi marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit mori një tjetër rrjedhë.
Që me rikthimin e banores në këtë spektakël raporti mes tyre ndryshoi shumë dhe kjo pasi Egli zgjodhi që të mos “ngjitej më pas Gjestit”, siç veproi në fillim.
Mirëpo zënkat mes tyre kanë agravuar aq sa dyshja në fjalë shpesh ka kaluar në ofendime.
Kujtojmë se Egli la shtëpinë e “BBVA4” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Mbrëmjen e djeshme banorët në fjalë patën një darkë mes tyre ku dhe u ballafaquan me njëri-tjetrin për veprimet e tyre.
Pas mbarimit të darkës, Gjesti ëhstë shfaqur para kamerave teksa i kërkon falje publike familjes së Eglit. Gjatë fjalës së tij ai u kërkon atyre një mundësi në mënyrë që të sqarohet për çdo veprim që ai ka bërë karshi vajzës së tyre.