Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personal “Facebook”, kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Tiranë, Belind Këlliçi, ka denoncouar atë që njihet ndryshe si “asfalti elektoral” që po shtron qeveria në rrugën “Shyqyri Peza”, në Njësinë nr.4 në Tiranë.
“Thirrje publike për Task Forcën e SPAK për zgjedhjet!
Ja ku e keni live, asfaltin elektoral të Bashkisë Tiranë, në rrugën Shyqyri Peza, në Njësinë nr.4
Ora është 23:12!
Shkoni tani, kapini në flagrancë ata që kanë 10 vite tallen me banorët e Tiranës çdo palë zgjedhje, duke u shtruar rrugë me asfalt, i cili nuk mban as 3 muaj!
Ky është krim zgjedhor i përsëritur në çdo dy vite dhe askujt nuk i hyn gjembi në këmbë!
Të na rrojë Task Forca!”, shprehet Belind Këlliçi.