Andi Tela: Rama nuk ka program, kërkon të joshë emigrantët pa letra

Gazetari Andi Tela, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se PS dhe Rama nuk kanë program qeverisës si në vitin 2013. Sipas tij, këtë herë Rama luan me diasporën, duke kërkuar të joshë emigrantët pa letra, me anëtarësimin në BE.

“PS dhe Rama kanë bërë program të mirëfilltë në 2013. Në 2017 dhe 2021 nuk kishin më program, gjetën timonin dhe pastaj në 2021 gjeti daullen dhe tha se pandemia dhe tërmeti ishin arsyeja pse nuk u bë program.

Në këto momente ka qenë i pasigurtë për fitoren, prishi koalicionet. Ndërsa tani ndihet më i sigurtë te fitorja. Nuk e di sa mandate do të marrë por di që do të fitojë. I vetmi element, duhej një fabul për elektoratin. Ka zgjedhur fabulën e BE.

Kemi diasporën që voton këtë herë.

Fabula e BE-së ka prekur ëndrrën e gjithë shqiptarëve që në vitet ‘90. Nuk e ka në dorë, por do të joshë edhe elementë të disporës. Luan me pasaportën për ata që nuk kanë letra.

Pra kjo është fabula. Është e qartë që ai nuk ka asgjë në dorë”- tha gazetari Andi Tela.


Shtuar 24.03.2025 22:57