Moti i keq anulon lundrimin detar në Portin e Shëngjinit, autoritetet portuale dalin me njoftimin e rëndësishëm

Moti i keq me reshje shiudhe ere ka përfshirë edhe Lezhën, duke sjell pezullim të përkohshem të lundrimit detar në Portin e Shëngjinit. Autoritetet portuale njoftojnë se qe prej ores 6:00 të mëngjesit të 23 marsit, erërat e forta dhe dallgët e larta e bëjnë të rrezikshme lundrimin për anijet dhe mjetet e vogla detare.

Në këtë situatë, kapiteneria e portit ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të hyrje-daljeve të anijeve, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë lundërtarëve dhe peshkatarëve të shmangin daljen në det deri në një njoftim të dytë, duke ruajtur sigurinë e tyre dhe të mjeteve lundruese.

Pritet që situata të vlerësohet në vijimësi dhe lundrimi detar në Shengjin të rifillojë sapo kushtet e motit të stabilizohen.

Ndërkohë nga moti keq me reshje shiu nuk raportohet për problematika të tjera në Qarkun e Lezhës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshem nga strukturat e Mbrojtjes Civile në të tre bashkitë e këtij qarku, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.


Shtuar 23.03.2025 16:30