Humbja me Anglinë/ Silvinho: Tek Anglia luajnë futbollistët më të mirë të botës

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria humbi me rezultatin 2-0 në “Wembley” përballë Anglinë në sfidën e parë të kualifikueseve për kampionatin botëror 2026, por për trajneri Sylvinho, ky rezultat duket i pranueshëm.

Duke analizuar atë që ndodhi, trajneri ynë kuqezi, Sylvinho, u shpreh pas disfatës 2-0: “Anglia është një nga kombëtaret më të forta, ka dy mbrojtësa qendre shumë të fortë. Kjo ishte vetëm ndeshja e parë. Nuk është shumë e lehtë të vish në ‘Wembley’ dhe të fitosh, unë punoj për këtë gjë.

Këtu luajnë lojtarët më të mirë të botës, është e vështirë. Jam shumë i lumtur dhe krenar për gjithë lojtarët që luajtën në fushë. Nëse nuk shkon në fushë i organizuar, mund të pësosh edhe 5 gola. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë.

Në momentin që u fut Broja bëri një punë të mirë. Aty mund të ishim afruar me barazimin, por shënuan golin e dytë dhe ne humbëm. Nëse nuk i përgatit mirë ndeshjet për 45 minutat e para, përfundon keq.

Kishim vështirësi për t’i bërë presing kundërshtarit. Vetëm Uzuni mund të sulmojë hapësirat. Kemi gabuar në pasimin e parë për të dalë nga zona. Në momentin që del nga ky presing që bëjnë anglezët, mund të rrezikosh.

Nga krahu tjetër ishte një kundërshtar, një skuadër teknikisht fantastike, shumë, shumë e fortë. Ishte e vështirë për mbrojtësit e krahut, Aliji po luan si qendër, jo krah te Dinamo. Në kombëtare e ka bërë shpesh krahun, dua t’i bëj komplimente, sepse ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Edhe Balliut, i cili ka ardhur pa luajtur shumë minuta në klub, i duhej të përballonte Rashford”.


Shtuar 22.03.2025 08:41