Rama ironizon Bashën: 100 zogj pulash përballë një luani, mos bëj si i fortë këtu dhe atje rri si…

“Telenovela Rama-Basha” në “Facebook” nuk ka fund. Këtë herë përmes një video në rrjetin e tij social, kryeministri Edi Rama, ka ironizuar Lulzim Bashën, duke i thënë “Mos bëj si i fortë këtu, e para Berishës rri si squk, kujdes se po t`i kollofit bufi demokratët”.

Më tej, Rama i thotë Bashës që të mos tregohet i fortë në “Facebook”, por të mbajë qëndrim me Sali Berishën dhe demokratët.

“Tani që të ngjalla nuk ta kam ngenë që i bie fyellit ditë për ditë po me një vrimë.
Ndërro regjistër se ke fjet gjatë, dhe ndryshuar ca gjona. ‘100 zogjsh pula kundër një luani’ (citon fjalët e këngës së Unikkatilit), more vesh apo jo? Ik tani artist, mos ma qaj hallin e merru me bufin se po ti kollofit demokratët e jo këtu bo si i fort e andej rri squk”, thotë Rama.

Basha:E Rame ke filluar t’u u marrë me shokët e mi? Kishe kërkuar Hysenin që në mjes. Ja ku e ke Hysenin o Rame, këtu ne njësia 4″.

Rama:Po shyqyr mer Lul e nxore një se pyet mileti a e ke një njeri a je veç ti? Hysenin i kam njoh babën burrë zotni, ishalla i ka ngjarë të atit. Tjetër ke, apo Hysenin laj thaj? Tani që të ngjalla nuk ta kam ngenë që i bie fyellit ditë për ditë po me një vrimë.

Ndërro regjistër se ke fjet gjatë, dhe ndryshuar ca gjona. ‘100 zogjsh pula kundër një luani’ (citon fjalët e këngës së Unikkatilit), more vesh apo jo? Ik tani artist, mos ma qaj hallin e merru me bufin se po ti kollofit demokratët e jo këtu bo si i fort e andej rri squk”.


Shtuar 21.03.2025 15:52