Mëngjesin e kësaj të premteje rreth orës 08:00, një aksident me vdekje është regjistruar në hyrje të qytetit të Kukësit.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një makinë ka përplasur një qytetar, i cili po udhëtonte me një motor të kthyer në triçikël.
Qytetari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është shtetasi Sadik Murtafi, rreth 51-vjeç. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.