Trajneri i Kombëtares, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë.
Tekniku kuqezi e cilësoi si një ndeshje shumë të vështirë, por në të njëjtën kohë edhe të këndshme. Sipas tij, koha për përgatitje nuk është e nevojshme, por nuk ka vend për ankesa.
“Kemi pasur probleme të vogla gjatë javës. Sot do të kemi stërvitjen e fundit, për të bërë vlerësimet për lojtarët. Në mbrojtje kemi opsione si Mihaj dhe Ajeti dhe ditën e ndeshjes do të bëjmë vlerësimet e fundit.
Do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe e këndshme. Nuk kemi shumë kohë, por mendoj se kjo kohë duhet të mjaftojë për të përgatitur një ndeshje të tillë. Këto 2-3 ditët e fundit kemi menduar vetëm për Anglinë. Nuk ka mjaftueshëm kohë. Do të donim të bënim një stërvitje të gjatë. Të mos harrojmë se shpesh herë lojtarët vijnë të lodhur. Nuk duhet të ankohemi. Sot do të zhvillojmë stërvitjen e fundit dhe më pas do të vendosim për formacionin.
Në e kemi studiuar Tuchel dhe ekipin anglez. I pëlqen të luajë futboll. Janë 90 minuta për tu shijuar, por edhe duke e respektuar. Jemi të përqendruar dhe të përgatitur”, deklaroi Silvinjo.
Ndeshja Angli-Shqipëri do të luhet të Premten në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.