Egli dhe Gjesti kanë patur sot një debat me njëri-tjetrin, në të cilin është përfshirë edhe Rozana. Kjo e fundit donte që t’i bënte disa pyetje banores, por këngëtari i është kthyer duke i thënë se ‘pse po ndërhyn’.
Nga ana tjetër, teksa Rozana e pyeti Eglin se pse doli jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo iu përgjigje se ‘isha sëmurë’.
Këtu këngëtarja i kthehet duke i thënë se ‘të gjithë kanë qenë të sëmurë, por Big Brother është eksperiment social dhe duhet të hash veten me dhëmbë, forca’.
Pjesë nga debati:
Egli: Kam hyrë të dal me dinjitetin që kam hyrë më 21 dhjetor, e kam sfidë me veten time.
Rozana: Pse duhej të dilje jashtë dhe t’a bëje pasi të vije?
Egli: Se isha e sëmurë
Rozana: Të gjithë kemi qenë të sëmurë.
Egli: Po të kishe dalë edhe ti.
Rozana: Po nuk dola moj.
Egli: Po të bësh ç’të duash moj, është puna jote
Rozana: Prandaj quhet “Big Brother”, eksperiment social, të hash veten me dhëmbë, forca
Egli: Më ka sjellë publiku.
Rozana: E di pse të ka sjellë publiku? Të bësh këtë që po bën. Por ti po bën pis njerëz për të rregulluar imazhin tënd.
Egli: Nuk i kam bërë asgjë që kur kam ardhur.
Rozana: Ça ke kuptuar jashtë që nuk e kishe kuptuar brenda?