Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se kanë përndjekur në rrjete sociale një 22-vjeçare.
Sipas raportimeve, denoncimi është bërë në seksionin për Hetimin Kibernetik, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e dy personave.
Mësohet se në kërkim janë shpallur S.I., 22 vjeçe dhe A.I., 30 vjeç.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit S. I., 22 vjeçe dhe A. I., 30 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur në rrjete sociale, një 22-vjeçare. Punohet për kapjen e tyre.