Ministri Bledi Çuçi ka deklaruar se policia e Shtetit nuk mund të ndjekë nga pas makinat për të parandaluar aksident në vend, duke i hequr kështu përgjegjësinë.
Çuçi deklaroi se aksidentet janë një fenomen që ndodh kudo, edhe në kohën e diktaturës në Shqipëri.
“Nuk kam përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme. Ndodh pavarësisht nga ne. Nuk varen nga ministri të gjitha gjërat…”- tha Çuçi.
Çuçi: Po ju them po të pyesësh shqiptarët sot që një kriminel, kapet me një pistoletë me 6 në krehër dhe një në fole, kodi thotë dënohet njëri me 3 deri në 7 vjet: Sa duhet të dënohet? Të gjithë do të thonë 7 vjet.
Ky nuk është gjykim publik, por përceptim se duhet të reflektohet edhe institucionet e pavarura? Si mund ta çosh në shtëpi për të ndenjur rehat në shtëpi, kur ka qenë gati për të vrarë një njeri?
Nuk e them dhe nuk do ta dëgjoni ndonjëherë që Policia nuk ka përgjegjësi për ngjarjet e ndodhura. Përgjegjësia morale? Si njeri do të doja mos të kishte vrasje, asnjë aksident.
Por është utopi. Nuk kanë ndodhur as në kohën e diktaturët. *flet me gazetaren Ti ndoshta je e vogël dhe nuk e mban mend por për t’u bërë shofer dikur, bëhej 9 muaj kurs, sa një universitet.
Dhe prapë kishin me pasojë vdekje. Nuk kam përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme. Ndodh pavarësisht nga ne. Nuk ndjej përgjegjësi, por do më vinte mirë që këtë trend unë ta ruaj. Nuk varen nga ministri të gjitha gjërat. /albeu.com/