Hidhet shorti për zgjedhjet e 11 majit/ KQZ përcakton renditjen e partive në fletën e votimit, PD e para, PS në vendin e 5-të

Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit, për zgjedhjet e 11 majit.

Nga shorti i hedhur, u vendos që PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, të renditet e para në fletën e votimit.

Ajo ndiqet nga Lëvizja Bashkë, e drejtuar nga Arlind Qorri dhe në vendin e tretë nga Lëvizja Atdheu.

Sakaq, Partia Socialiste në pushtet, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, renditet në vendin e pestë në fletën e votimit, ndërsa ndiqet nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Më tej, në vendin e nëntë renditet koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, e ndjekur nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërsa lista përmbyllet me PSD-në në vendin e 11-të.

Renditja e plotë:

1-PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore

2-Lëvizja Bashkë

3-Lëvizja Atdheu

4-Koalicioni Euroatlantik

5-Partia Socialiste

6-Nisma Shqipëria Bëhet

7-Aleanca Kombëtare Shqiptare

8-Aleanca për Demokracinë e Re

9-Djathtas për Zhvillim

10-Partia Mundësia

11-PSD


Shtuar 17.03.2025 14:15