Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Cdo komb në botë është i ballafaquar me sfida që vijnë nga qështje të identitetit kombëtar, imazheve perceptuese jashtë dhe reputacionin ndërkombëtar. Në mënyrë të vecantë diplomacia publike është e përfshirë në këtë qështje. Në këtë aspect Kosova po përballet me tre sfida njëherësh: Si të brendojë identitetin kombëtar? Si të përmirësojë imazhin përceptues jashtë? Dhe si të lartësojë reputacionin ndërkombëtar?
1.Kosova-Ndërtimi i identitetin kombëtar nga mit në realitet
Sfida e parë për Kosovën është për të brenduar identitetin kombëtar dhe për ta paraqitur atë në botë. Qështja e identiteti kombëtar të Kosovës është komplekse dhe vjen që periudha e mesjetës duke filluar nga beteja e Kosovës e vitit 1389. Tekstet historike dhe gjeografike Serbe, liturxhia e Kishës Ortodokse, publikimet e academisë së shkencave dhe arteve sikundër politika për shumë kohë po përpiqen të paraqesin identitein e Kosovës si “zemra e Serbisë”, si “shpirti i trullit Serb”, “vënd i shenjtë Serb” dhe “Jeruzalemi i Kombit Serb”.1) Propoganda Serbe thotë që “shqiptarët janë ardhacakë të vonë në Kosovë”, “ata janë muslimanë ose periferi e Osmanëve”, origjina e tyre është “barbare” që vjen nga malet dhe ata kanë pushtuar territorin Serb me forcë. Serbët i shohin shqiptarët “ardhës relativisht të vonë në Kosovë, agjent të përdorur nga Otomanët në përpjekjet për t’i larguar forcërisht Serbët nga rajoni”. 2) Serbët i kanë stigmatizuar Shqiptarët e Kosovës si “ekstremist dhe të dhunshëm” kundër Serbëve. Por nuk ka statistika dhe të dhëna që t’i provojnë këto përcaktime dhe stigmantizime.
1.1.Krijimi i Mitit të Kosovës
Identiteti kombëtar i Kosovoës është shumë i lidhur me qështjen e legjitimitetit të pretendimeve Shqiptare dhe Serbe mbi Kosovën. Për shumë shekuj Shqiptarët e Kosovës dhe Serbët kanë ekzistuar në bashkekzistencë paqësore. Ishte ngritja e levizjes nacionaliste dhe e doktrinës shtetformuese Serbe përgjatë shekullit 19-të kur politika Serbe ndaj Kosovës u agresivizua. Nacinalizmi Serb mishëroi në “Nacertanien”, (Serbia e Madhe) të Ilia Garashaninit qëllimin për zgjerime territoriale të kufijve politik përreth shtetit Serb. 3) “Nacertanie” ishte një document sekret deri në vitin 1906 dhe zoterohej vetëm nga politikanët e lartë Serb. Vëmëndja kryesore e tyre ishte fillimisht mbi Bosnie-Herzegovinën. Por kur Bosnie-Hercegovina iu dha Austro-Hungarisë në Kongresin e Berlinit, athere vëmdnja e politkanëve Serbë u drejtua nga Kosova me anë të lartësimit të Mitit të Kosovës në statusin modern të Serbisë. 4)
1.2. Festimi i ”Ditës së Kosovës” dhe qëllimi politik
Festimi i 500-vjetorit të Betejës së Fushë Kosovoës në vitin 1889 ishte një pikë kthese në transformimin e Mitit të Kosovës në mit politik. Pikërisht për këtë, një vit më vonë, në 1890, Vidovdan u bë fetë shterore, e quajtur “Dita e Kosovës”. 5)
“Miti i Kosovës”, ose “Dita e Kosovës” u përhapën shpejtë në Mal të Zi, më vonë në Kroaci dhe Slloveni, në kuadrin e “Unitetit Jugosllav”. Në substancë “Miti i Kosovës” ose “Dita e Kosovës” u përdorën për justifikimin e politkës repressive Serbe mbi Kosovë dhe për ndryshimet demografike të saj me forcë. Për këtë qëllim politik “Miti i Kosovës” dhe festimet e “Ditës së Kosovës” u bënë symbol i identitetit Serb.
Në kundërshtim me Serbët, shqiptarët etnik kanë një pikpamje historike krejt të ndryshme. 6) Ato deklarohen se Ilirjanët jetojnë në Kosovë shumë shekuj përpara se Slavët të vinin në Ballkan. 7) Sipas kësaj teorie “Serbët janë pushtues të vonë të cilët nuk i përkasin territoreve të banuara nga shqiptarët”.8) Kështu, e vërteta rreth Kosovës, identitetit, tipareve, historisë, gjuhës, besimit, karakteristikave, normave dhe zakoneve të saj janë krejt të ndryshme karahasuar me ato të Serbëve.
Por në marrëdhëniet ndërkombëtare e vërtetë është ajo njihet dhe provohet ndërkombëtarisht. Botimet dhe propaganda Serbe e kanë dominuar prej një periudhe të gjatë audiencën ndërkombëtare. Duhen bërë përpjekje shumë të mëdha nga Kosova që të hidhet dritë mbi identitetin real të Kosovës në kontekstin e civilizimit European, të cilit Kosova i përket.
2.Përceptimet e imazhit jashtë nga manipulimi tek e vërteta
Imazhi jashtë është kryesisht i bazuar mbi përcpetimet të cilat janë të diversifikuara, plot variabla dhe shumë dinamike. Përceptimet e imazheve janë stereotipe që mund të ndryshojnë shumë ngadalë. Përceptimet e imazheve krijohen pjesërisht nga realiteti, pjesërisht nga përceptimet, pjesërisht nga propaganda e përdorur, e shpërdorur dhe e abuzuar nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtar, miq ose armiq ose neutral, në mënyrë të qëllimshme ose aksidentale.
Por në cfarëdo rrethane knsekuencat e përceptimeve të imazhit jashtë janë të njëjta. Këto konsekuenca mund të jenë shkatërruese ose konstruktive për kombet me të cilat kanë të bëjnë. Ndërtimi i imazhit jashtë për t’u ndryshuar merr shumë kohë, përpjekje, energji dhe investime. Gjithë këto përpjekje duhen bërë në mënhyrë të vazhdueshme dhe përjetë. Është një proces i pandalshëm.
Në regjime totalitare ose autokratike ka një makineri propagandistike që përdoret për manipulimin e imazhit jashtë. Në shtetet dhe shoqëritë demokratike, sic është Kosova, ndërtimi i mazhit jashtë lidhet me zbardhjen e të vërtetës ndërkombëtarisht me anë të afrimit gjithnjë e më shumë të përceptimeve të imazhit jashtë me identitetin kombëtar në realitetin Kosovar.
3.Reputacionin ndërkombëtar nga shqetësimet në stabilitet
Pretendimet midis Shqiptarëve dhe Serbëve lidhur me diferencat ndërmjet “Mitit të Kosovës” dhe të vërtetës Shqiptare kanë qënë të pranishme edhe në arenën ndërkombëtare duke influencuar reputacionin e Kosovës. Kështu, “Miti i Kosovës”, është përdorur nga Serbia ndërkombëtarisht për të krijuar narrativën e viktimizimit të Serbisë dhe popullit Serb. 9) Ky mit dhe lidhja e tij me pozicionin qëndror Serb të viktimës është përdorur për të legjitimuar për ri-futjen e të gjithë Kosovës brënda Serbisë.10) Miti i Kosovës u aktivizua gjatë gjithë kohës i lidhur me metaforën e “genocidit”. Shkrimtarët Serb e përdorën këtë stilt ë “retorikës paranojake”.11)
Në kontekstin e “Mitit të Kosovës” në kohët tona qeveria e Slobodan Miloshevicit dhe Kisha Ortodokse Serbe krijuan narrativën e superioritetit të Serbisë në konflikt me “forcat barbare” për të justifikuar aktet e dhunshme që ishin planifikuat kohë më parë.12) “Miti i Kosovës” u përdor si një instrument ideologjik i cili ushqeu politikat që do udhehiqnin luftën në Kosovë dhe vetë regjimin e Milloshevicit. 13)
Gjatë luftrave të Jugosllavisë, “Miti i Kosvës” u përdor gjithashtu në luftën dhe genocidin në Bosnie-Herzegovinë nga Radko Mladici, komandant i forcave Serbe të Republika Serbska. Për shumicën e Serbëve të Bosnies, Radko Mladic u konsiderua heroi Lazar i kohëve modern…14) Gjatë luftrave të Jugosllavisë, Kosova u stigmatizua si simbil I ngritjes dhe rënies së Milloshevicit, nga 1989 deri në 2000 kur qështja e Kosovës do bëhej shkaku kryesor i akuzave kundër tij nga GJNKY. Por, edhe mbas Milloshevicit Kosova mbeti në agjendën e Vojislav Koshtunicës, Tadicit, Nikolicit dhe Vucicit. Ato të gjithë kanë ndjekur të njëjtin “orientim të Kosovës” duke deklaruar që “ Askush nuk mund të marrë Vidovdanin nga Serbia dhe Serbët” dhe e kanë karakterizuar Vidovdanin si një “symbol të mbrojtjes së identitetit kombëtar Serb”.15)
3.1. ”Miti i Kosovës”-Imazh manipulativ jashtë
“Miti i Kosovës” është përdorur gjithashtun ga Serbia jashtë. Qëllimi Serb ka qënë që të përpiqej të ndërtonte një solidaritet me Kombin Serb si një viktimë dhe të fajësontë Shqiptarët e Kosovës si barbarë. Procesi i përdorimit të “Mitit të Kosovës” jashtë ka nisur në fillim të Luftës së Parë Botërore. Kështu me 4 Gusht 1914, Britania e Madhe kishte për qëllim që të demonstronte solidaritetin e saj me aleatët, duke përfshirë edhe Serbinë. Në vitin 1916 në u themelua Komiteti Pro-Serbo Kosovë.Ky komitet organizoi një sërë aktivitetesh. Në Francë ndodhi e njëjta gjë. Këngë popullore lidhur me “Mitin e Kosovës” u botuan gjatë Luftës së Parë Botërore ndërkohë që disa autorë francezë theksonin rëndësinë e “Mitit të Kosovës” në fuqizimin e “ndjenjës së hakmarrjes”.16) Një pas fillimit të Luftës së Parë Botërore Qeveria Franceze urdhëroi shkollat që të modifikonin kurrikulat për të përfshirë në to mësime mbi Serbinë dhe historinë e saj, duke future gjithashtu thirrjet për lutje gjatë “Ditës së Kosovës”. 17),18) “Miti i Kosvës”, nga Britania dhe Franca u transferua edhe në ShBA. Aktivitete pro Serbisë u organizuan edhe në ShBA gjatë “Ditës së Kosovës”. Gjatë festimeve të “ditës së Kosovës” në ShBA u përdorën gjërësisht referencat mbi Lazarin dhe Betejën e Kosovës të 1389. 19)
3.2. Reputacioni i dëmtuar nga brënda Kosovës
Aktualisht, niveli i reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është ndikuar nga problemet e brëndshme të zhvillimeve në Kosovë, kryesisht i lidhur me qeverisjen në Kosovë dhe lidershipin e saj, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Niveli i reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është i lidhur direkt me lidershipin e Kosovës që ka përfaqësuar njëherazi UCK përpara 1999 dhe shtetin e pavarur të Kosovës mbas 2008. Dëmi për një periudhë të gjatë në qeverisjen e Kosovës mund të korrigjohet duke treguar të vërtetën kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht dhe duke ndërmarrë seriozisht transformime dhe reforma të shpejta në Kosovë.
Gjatë vitit të kaluar 2020, për shkak të akuzave të bëra për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër disa liderëve të lartë të Kosovës, ndodhën disa probleme që ndikuan imazhin e saj jashtë. Hashim Thaci, ish President i Kosovës dhe Kryeministër i Kosovës, Kadri Veseli, ish Kryetar i PDK, Jakup Krasniqi, ish Kryetar i Kuvendit të Kosovës u arrestuan dhe derguan në Hagë.
Akuza pwr krime lufte dhe kundwr njerwzimit pwr lidershipin e Kosovws ka tronditur rwndw reputacionin ndwrkombwtar tw Kosovws. Imazhet kontradiktore rreth Kosovws duhen qartwsuar me anw tw ndarjes sw pwrgjegjwsive individuale nga UCK dhe lufta pwr clirimin e Kosovws. Wshtw e dhimshme tw thuhet por wshtw e vertetw qw liderwt e UCK lwvizwn nga lumbat nw zgjedhjet, nga liderw ushtarakw nw civilw, duke qwnw kwshtu pwrgjegjws pwr njw swrw problemesh tw shkaktuara gjatw dhe mbas luftws. Gjatw vizitws sw tij nw Kosovw, Presidenti Klinton, duke folur nw Kuvendin e Kosovws ndwr tw tjera pati thwnw: “Ne fituam luften. Por…Vetem ju mund te fitoni paqen”. 20)
3.3. Shqetësimet e medias dhe miqve të Kosovës
Përvec armiqve të Kosovës ka gjithashtu edhe media dhe disa miq të Kosovës si dhe disa gazetar neutral të cilët kanë bërë shkrime kritike për Kosovën jashtë. Kështu gazetarët Aleksandar Brezar, Eric Gordy, politikane Francëz Bernard Kouchner, diplomati Amerikan Daniel Serwer, analisti Tim Judah, media neutrale si Euronews, BBC, The Gardian, Neë York Times etc., kanë botuar artikuj, analiza dhe opinione duek shprehur shqetësimet e tyre lidhur me imazhin e Kosovës jashtë që po dëmton reputacionin ndërkombëtar të vëndit. Diplomacia publike e Kosvës duhet të merret seriozisht me këtë qështje.
Reference:
1.Robert Marquand. History Puts Kosovo at Heart of Serb Identity, The Christian Science Monitor, December 28, 1992, https://www.csmonitor.com/1992/1228/28072.html)
2.The History, Culture and Identity of Albanians in Kosovo, https://www.refworld.org/docid/3ae6a80c0.html)
3.Manetovic, Edislav (2006). “Ilija Garasanin: Nacertanije and Nationalism”. The Historical Revieë/La Revue Historique. 3: 137–173. doi:10.12681/hr.201)
4.Ognjenović, Gorana (2014). Politicization of Religion, the Power of Symbolism: The Case of Former Yugoslavia and its Successor States. Springer. ISBN 978-1137477897).
5.Đorđević, Dimitrije (Spring 1990). “The role of St. Vitus Day in modern Serbian history” (PDF). Serbian Studies. North American Society for Serbian Studies. 5 (3): 33–40)
6.Albania: A Country Study 1994, 22).
7.Encyclopaedia of Conflicts 1993, 180; Hall 1994, 9).
8.Segesten, Anamaria Dutceac (2009). Myth, Identity and Conflict: A Comparative Analysis of Romanian and Serbian Textbooks. ISBN 978-1-109-19838-6.page 180)
9.Macdonald, David Bruce (2002). Balkan Holocausts? Serbian and Croatian Victim Centered Propaganda and the War in Yugoslavia. Manchester University Press. pp. 75, 76, 78. ISBN 978-0-7190-6467-8)
10.Macdonald 2002, pp. 75, 76, 78).
11.Knudsen, Tonny Brems; Laustsen, Carsten Bagge (2006). Kosovo Between War and Peace: Nationalism, Peacebuilding and International Trusteeship. Routledge)
12.Knudsen, Tonny Brems; Laustsen, Carsten Bagge (2006). Kosovo Betëeen War and Peace: Nationalism, Peacebuilding and International Trusteeship. Routledge)
13.Gavrilović, Darko; Despotović, Ljubiša; Perica, Vjekoslav; Srđan, Šljukić (2009). Mitovi nacionalizma i demokratija (PDF) (in Serbian). Centar za isoriju, demokratiju i pomirenje. p. 65. ISBN 978-8-68660-107-0.)
14.Ivan Čolović. “The Kosovo Myth”. yuhistorija.com. Retrieved 9 August 2020)
15.Judah, Tim (2002). Kosovo: War and Revenge. Yale University Press. ISBN 978-0-300-09725-2)
16.Djokic, Dejan (2009). “Whose Myth? Which Nation? The Serbian Kosovo Myth Revisited”. In Bak, Janos; Jarnut, Jörg; Monnet, Pierre; Schneidmueller, Bernd (eds.). Uses and Abuses of the Middle Ages: 19th–21st Century (PDF). Wilhelm Fink. ISBN 978-3-7705-4701-2)
17.Djokic, Dejan (2009). “Whose Myth? Which Nation? The Serbian Kosovo Myth Revisited”, page 2-3)
18.Djokic, Dejan (2009). “Whose Myth? Which Nation? The Serbian Kosovo Myth Revisited”, page 21)
19.BBC, ‘Kosovo leader Thaci in Hague detention over ëar crimes charges’; https://www.bbc.com/news/world-europe-54822789)
20.The Gardian, Clinton tells Kosovans to forgive and forget, https://www.theguardian.com/world/1999/nov/23/balkans1)