Një moment befasues ka ndodhur së fundmi mes Jozit dhe Loredanës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.
Në një video që u bë virale, Jozi shihet duke iu drejtuar Loredanës me fjalët: “Hajde më puth shpejt, blic!”, ndërsa ajo fillon të qeshë dhe e merr situatën me shaka.
Por, Jozi këmbëngul, duke i thënë seriozisht “Mos bëj shaka, hajde!”. Megjithatë, Loredana i përgjigjet prerazi: “Absolutisht jo!”, ndërsa vazhdon të qeshë.
Kjo skenë ishte e papritur për shikuesit, pasi, që nga rikthimi i Jozit në shtëpi, marrëdhënia mes tyre ka qenë e ftohtë.
Ndërkohë që Loredana shpesh është parë e prekur dhe me lot në sy, ajo ka treguar maturi duke mos i kërkuar vëmendje Jozit dhe duke pritur një shpjegim për sjelljen e tij.
Gjatë kësaj situate, rrjetet sociale u mbushën me komente të ndryshme. Disa e kritikuan Jozin për sjelljen e tij kontradiktore, ndërsa të tjerë menduan se ky ishte një moment afrimi mes tyre.
Pavarësisht gjithçkaje, ky episod ka lënë një pikëpyetje të madhe: A do të ketë një ribashkim mes Jozit dhe Loredanës, apo ky ishte vetëm një moment loje nga ana e tij?