Begaj takon homologen maqedonase: Bashkëpunim për të avancuar në procesin e integrimit në BE

Presidenti Bajram Begaj u takua sot me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të punimeve të edicionit të 12-të të “Global Baku Forum”.

Begaj ka bërë me dije se gjaë takimit me homologen maqedonase, diskutoi mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës.

“Me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë,
bashkëpunimin për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës”, shkruan Begaj në postimin e tij në rrjete sociale.

Forumi Global Baku 2025 këtë vit trajton çështjen e titulluar “Rishikimi i rendit botëror: Shndërrimi i sfidave në mundësi” dhe në fjalimin tij Begaj bëri apel për bashkëpunim aktiv rajonal e ndërkombëtar.

Presidenti Begaj, në fjalën e mbajtur në Forumin Global Baku 2025, bëri apel për bashkëpunim aktiv rajonal e ndërkombëtar dhe për përballje me guxim me sfidat e sotme, të cilat, sipas tij, i kalojnë caqet politike dhe ekonomike, pasi po cenojnë vlerat e rëndësishme, si: liria, demokracia, dinjiteti njerëzor, drejtësia dhe siguria.


Shtuar 14.03.2025 19:35