Valbona dhe Jozi ish-partnerë? Afrimiteti mes dyshes përplas banorët (VIDEO)

Afrimiteti i vazhduar mes Valbonës dhe Jozit, ka bërë që të lindin dyshime mes banorëve. Ka qenë vetë Jozi ai, i cili i ka rrëfyer Gertës që ka qenë i lidhur me Valbonën dy vite më parë.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Valbona ka ruajtur afrimitetin me këngëtarin. Gerta ka shtuar dyshimet se ata kanë qenë çift, e më pas e ka diskutuar me Olën, e cila po ashtu mbante të njëjtin qëndrim.

Më pas, u zbulua se dyshja kanë luajtur një lojë, duke gënjyer se kanë qenë partnerë jashtë shtëpisë së BBV.

Situata e krijuar ka shkaktuar debat të ashpër mes Gertës, Jozit dhe Valbonës, të cilët kanë shpërthyer në akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 12.03.2025 09:57