Ditën e sotme, që në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, duke sjellë reshje shiu si fillim në zonat Veriore dhe Veriperëndimore dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.
Më të dendura shirat do të jenë në zonat Veriore ku priten edhe rrebeshe, shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike, do të na shoqërojnë deri mëngjesin e së mërkurës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në zonat e verilindjes, deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Jug të vendit.
Era do të fryjë e fortë, duke arritur shpejtësinë maksimale 70 km/h nga drejtimi permanent Jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 6 ballë.