Një lajm tronditës ka ardhur këtë të diel. Andis Harasani, ish-deputeti i Partisë Socialiste për dy mandate ka ndërruar jetë. Fatkeqësisht, Harasani, nuk arriti t’i mbijetonte luftës së gjatë me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej dy vitesh.
Ish-deputeti socialist ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 54-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin përgjatë rrugëtimit të tij si në politikë, po ashtu dhe në jetën private.
Lajmin e kobshëm e ka bërë me dije vetë bashkëshortja e ish-deputetit, Suela Harasani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se fatkeqësisht njeriu i saj i zemrës, babai i dy engjëjve të saj, Theas dhe Henryt, nuk arriti të mposhte sëmundjen e egër e cila i kishte kapluar trupin.
Pa çka se luftoi me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte, ish-deputeti humbi betejën me kancerin.
“Te dashur familjare e miq, Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone.
Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit. Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë! Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim”, shkruan bashkëshortja e ish-deputetit në postimin e saj në “Facebook”.