Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka qenë sërish pjesë e ceremonisë prestigjioze, Oscars.
Kjo nuk është hera e parë dhe tashmë artistja merr vëmendje me paraqitjet glamuroze.
Ylli tani me famë botërore ka mahnitur me një fustan me gurë me detaje interesante.
E veç kësaj, në sy kanë rënë diamantet e Bleonës, që kapin një vlerë të madhe.
“Sa i përket natës së shkuar. Oscars 2025”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Ceremonia e 97-të e Oscars, e mbajtur në Los Angeles, kurorëzoi “Anora” si fituesin absolut të mbrëmjes.
Filmi i regjisorit Sean Baker fitoi pesë çmime, duke përfshirë atë për ‘Filmin më të mirë’, ‘Regjinë më të mirë’, ‘Skenarin më të mirë origjinal ‘dhe ‘Editimin më të mirë’.