Adriana Kalaja zhgënjehet me Primaret e PD-së: Fitorja u takon tradhtarëve

Në një postim në “Facebook”, Adriana Kalaja, e cila kandidoi në primare në qarkun e Tiranës, ka shprehur zhgënjimin e saj nga Sali Berisha, pas përfundimit të këtij procesi.

Pas gjithë mundit dhe përpjekjeve për të siguruar një vend të sigurt në listë, ajo ka lënë të kuptohet se është e zhgënjyer nga ky proces.

Kalaja ka ironizuar me shprehjen e njohur “fitorja u takon guximtarëve dhe luftëtarëve”, duke shtuar një version të ri: “Fitorja u takon tradhtarëve”.

Ky koment tregon qartë se ajo është e zhgënjyer nga përfundimet e primareve dhe se ka një trajtim të padrejtë në këtë proces.

Rezultati i primareve për qarkun e Tiranës ende nuk është bërë publik.


Shtuar 2.03.2025 14:16