Primaret/ PD publikon shifrat: Ja sa demokratë votuan deri në mesditë

Procesi i Pimareve 2025 për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00. Procesi i hapjes së votimit ka qenë i qetë dhe a probleme.

PD publikoi edhe shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 12.00.

QARKU Pjes]marrja

1 KUKES  1,430

2 SHKODER  2,032

3 DIBER  890

4 LEZHE  1,650

5 DURRES  1,555

6 ELBASAN  1,380

7 KORCE  2,033

8 BERAT  920

9 FIER  1,440

10 GJIROKASTE R  855

11 VLORE  1,065

12 TIRANE  3,936

TOTAL  19,186

 

“Pjesëmarrja dhe interesi është shumë i madh, që shpreh interesin e madh të anëtarëve të PD për të përzgjedhur përfaqësuesit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Procesi po vazhdon me ritme ta larta dhe në disa qendra votimit ka shumë fluks (Shkodër, Kurbin, Lezhë etj).

KOKOE po e ndjek nga afër procesin për të dhënë zgjidhje cdo problematike apo shqetësimi”, thuhet në njoftimin e Komisionit elektoral të PD.


Shtuar 1.03.2025 14:35