Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ditën e sotme do të zhvilloj një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në Uashington.
Sipas mediave të huaja, mësohet se ky takim do të zhvillohet në lidhje marrëveshjen e mineraleve të rralla në Ukrainë, si hap drejt përfundimit të luftës me Rusinë.
Zelensky synon që të forcojë mbështetjen e SHBA-së, pasi i duhet ndihmë për dhënien fund të luftës së shtetit të tij të nisur nga Rusia, në kohën kur Trump, që mori mandatin e dytë, ka ndryshuar politikën e Shtëpisë së Bardhë duke i dhënë fund pushtimit trevjeçar që u nxit nga agresioni i paprovokuar i Kremlinit.