Mesditën e kësaj të enjteje reth orës 14:50, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, në fshatin “Guci e Re”. Sipas informacioneve policore, 20-vjeçari Paulin Preka, është vrarë me armë zjarri, ndërsa autori i krimit mbetet i paidentifikuar.
Fillimisht, ngjarja u raportua si vrasje me thikë, por Policia e Shkodrës bën të ditur se Preka është qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se i riu, është gjetur në oborrin e banesës së tij i pajetë nga familjarët.
Policia jep detajet e ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak:
Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi Paulin Preka., rreth 20-vjeç, dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë, është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.