Këtë të mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka regjistruar “Koalicion Euroatlantik”, parti e së cilës është pjesë dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
KQZ ka marrë vendimin për mosregjistrimin e partisë së Bashës, duke theksuar se kreu i “Koalicionit Euroatlantik”, Endri Hasa, nuk është kryetar me vendim të formës së prerë.
Ndërkohë nga ana tjetër, Koalicioni Euroatlantik, i ka kërkuar kohë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim që të marrin vendimin e Apelit, lidhur me emërimin e kryetarit Endri Hasa, në krye të kësaj force të re politike.
“E kemi të pamundur të sjellim vendim të formës së prerë. Na prisni deri të hënën. Afatet u përshpejtuan dhe ne kemi nevojë për kohë”, thanë përfaqësuesit e Koalicionit Euroatlantik.
Kërkesë me të cilën Celibashi u dakordësua, duke iu thënë përfaqësuesve të Koalicionit Euroatlantik se ditën e hënë të dorëzojnë vërtetimin nga regjistri i partive për ndryshimet e bëra.
“Ju pres të hënën, dua vërtetim nga regjistri i partive për ndryshimet e bëra”, mësohet të ketë thënë Celibashi.