Në javën e 23-të të Bundesligës, Bayer Leverkusen nuk gabon në transfertë duke mposhtur Kiel me rezultatin 2-0.
Patrick Schick (9′) dhe Amine Adli (45′) ishin vendimtarë. Formacioni i Xabi Alonso, në kuotën e 50 pikëve tashmë, kthehet në -5 nga Bayern Munich, që luan në shtëpi kundër Eintracht të dielën.
Kolaps i Borussia Mönchengladbach në shtëpi, mundur 3-0 nga Augsburg, i firmosur nga tripleta e Claude-Maurice.
Wolfsburgu nuk shkon përtej barazimit 1-1 në shtëpi me Bochum-in, 2-0 për Mainzin ndaj St. Pauli. Dortmundi mposht Union Berlin me gjashtë gola, 6-0.