Kryeministri Rama nuk ka kursyer kritikat dhe akuzat ndaj socialistëve gjatë Asamblesë socialiste në Vlorë.
Mësohet se kryeministri Rama ka qenë mjaft i ashpër edhe ndaj kryetarit të partisë socialiste të Vlorës dhe të këshillit bashkiak. “Na keni bërë bolori”-mësohet të ketë thënë Rama.
Ndërsa lidhur me përgatitjen që Afrim Qëndro mund të ketë bërë për t’u bërë kryetar bashkie, Rama i shuajti shpresat.
Në fjalën e tij ai u shpreh i ashpër dhe i prerë duke thënë: Afrimi do bëhet kryetar Bashkie kur unë të bëhem Gazmend Bardhi. Në Vlorë e kam sjellë për të mbushur gropat.