Në një intervistë për “Big Brother Radio”, Indrit Murati, ish-banori i këtij edicioni bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë. Si dhe dha mendimin e tij për momentet më të spikatura gjatë këtij sezoni të “BBVA”.
Ndonëse rrugëtimi i tij nuk ishte dhe aq i gjatë Indriti krijoi disa situata dhe arriti të linte gjurmë në disa debate brenda shtëpisë.
I shprehur se nuk donte të ndikohej nga informacionet nga jashtë për lojën e tij, në studio u diskutua raporti i tij me Gjestin. Ndër të tjera, ai shtoi:
“Shumë herë më ka thënë ‘hajde Indrit bëjmë këtë, bëjmë atë, ngacmojmë G-Banin, lagim banorët, i lëmë pa gjumë. Thjesht është kjo Elona është me karakter. Nuk dua që t’i lëpihem njeriu. Nuk e di. Nga eksperienca që kam parë nga Big Brother-at më përpara që kush pozicionohej, largoheshin direkt, dhe thjesht bëra lojën time. Kaq sa bëra me gallatën që kisha edhe kaq”u shpreh ish-banori.
Por nëse Indriti do të kishte mundësi për të rihyrë në shtëpinë e “BBVA4” çfarë do të ndryshonte?
“100% më ndryshe. Jam tip që nuk më pëlqen të futem në një situatë që nuk është e imja dhe mbi të gjitha nuk e di 100% si është puna. Më mirë nuk futem fare. Nuk kisha, domethënë situatat e mia ishin 2-3 që krijova aty, por nuk mund të futesha në situatat e Gertës me Rozanën, që flisnin për ish-at. Unë nuk i njihja as ish-at. As ish-in e Rozanës, as ish-in e Gertës, që të futesha aty”.