Aktorja e njohur, Emma Stone, mahniti publikun me një paraqitje unike në ngjarjen e madhe ‘SNL50: The Anniversary Special’ të mbajtur të dielën në mbrëmje.
36-vjeçarja, e cila ka shkëlqyer me performancën e saj në filmin ‘Poor Things’, zgjodhi një fustan të kuq të ndezur me një detaj të pazakontë – xhepa të mbushur me kokoshka, duke e bërë dukjen e saj edhe më unike dhe të komentuar.
Për ta kompletuar këtë stil të guximshëm, Emma mbante në dorë një kuti klasike me vija të bardha dhe të kuqe, të mbushur me kokoshka me gjalpë, duke i shtuar një element argëtues veshjes së saj, shkruan DailyMail.
Fustani kishte një të çarë të theksuar përpara, duke i dhënë aktores një pamje elegante dhe sensuale.
Për aksesorë, ajo kishte zgjedhur taka saten të kuqe me majë të hapura, që theksonin pedikyrin e saj të errët dhe të rafinuar.
Emma u shfaq në tapetin e kuq e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Dave McCary, me të cilin është e martuar prej më shumë se katër vitesh.
McCary, producent i njohur, kishte zgjedhur një veshje klasike me kostum të zi, këmishë të bardhë dhe një papion të zi, duke formuar një dyshe të kuruar në mënyrë të përsosur për eventin.
Dukja e saj ishte plotësuar me prerjen e re të flokëve, të cilën e kishte debutuar më herët në ‘Golden Globes’ gjatë muajit janar.
Grimi i saj minimalist përfshinte qerpikë të theksuar dhe një nuancë rozë të thellë në buzë, duke i dhënë një pamje natyrale, por të sofistikuar.
Për bizhuteri, Emma kishte zgjedhur një palë vathë të mëdhenj me formë gjeometrike, të cilët i shtonin elegancë pamjes së saj.