G-Bani komenton sërish situatën me Gjestin: Nuk u futa për t’u rrahur me njerëzit

G Bani ka komentuar sërish përjashtimin e tij nga ‘Big Brother VIP Albania 4’, pasi goditi Gjestin.

Ai e thekson se veprimi i tij ishte i tepërt duke e marrë si një tradhti ndaj produksionit. Reperi thotë se vetëm për këtë i vjen keq dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me Gjestin.

“Nuk tërhiqem nga veprimi, veprimi im ishte i tepërt sepse ishte pabesi për ftesën që më dha produksioni për të qenë aty, nuk më futën në Big Brother për t’u rrahur me njerëzit edhe nga ky kontekst ka qenë diçka negative për mua dhe sigurisht që më ka lënduar. Edhe për njerëzit që më kanë mbështetur që më kanë votuar, përgjegjësia ishte e imja”, u shpreh
ai.


Shtuar 17.02.2025 13:57

Tags: ,