Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali-Berishës: Mos guxo të keqpërdorësh më foltoren

Pas tensioneve mes Toni Gogut dhe Gazment Bardhin, fjalën e mori kryetari i PD Sali Berisha i cili tha:

“Kërkoj rikthimin urgjent në Kuvend të padrinos, i cili po shkon në Durrës për t’i dërguar Pojen e Troplinin në qeli Veliajt”.

Kryetarja e Kuvendit reagon duke i fikur mikrofonin dhe duke u shprehur: “Mos guxo të keqpërdorësh më foltoren”.

Në foltore ka shkuar menjëherë Flamur Noka dhe Bardhi, të cilët kanë kërkuar lijimin e kryedemorkatit që të flasë.

Pas situatës së tensionuar, Spiropali ka kërkuar 5 minuta pushim.


Shtuar 13.02.2025 11:51