Jep dorëheqjen, Rama i përgjigjet komentuesit: Ka vetëm 2 rrugë që më largojnë nga politika…

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një nga komentuesve në “Facebook”, i cili ka kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, ai u shpreh se vetëm 2 janë arsyet që do ta largojnë nga politika.

“Ka vetëm 2 rrugë të më largojë nga politika, ose më largon zemra, ose më largon populli i Shqipërisë.
Më 11 maj për fat të mirë do të votojë edhe një pjesë e shqiptarëve të larguar dhe jam shumë kurioz si do të votojnë kur thuhet që i largova unë.

Nuk jam unë i kapur pas pushtetit, por pas punës”, tha ai.


Shtuar 11.02.2025 09:56